Alarmon Tomë Gashi për Specialen: Ja çfarë ka ndodhur me ekzekutorët dhe dëshmitarët e vrasjeve politike

  • 25 June 2019 - 07:41
Alarmon Tomë Gashi për Specialen: Ja çfarë ka ndodhur me ekzekutorët dhe dëshmitarët e vrasjeve politike

“Besohet se një numër i ekzekutorëve apo vrasësve të këtyre rasteve janë vrarë apo kanë vdekur disa prej tyre në rrethana jo shumë të sqaruara”, tha Gashi për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse shpresa e fundit e zbardhjes së krimeve politike të luftës pjesërisht, por edhe të pas luftës, vrasje ato që ndodhën dhe u cilësuan ta l karakterit politik në Kosovë, po mbeten për trajtim nën autoritetin e Gjykatës speciale për krimet e luftës, eksperti i kësaj fushe,

Image

Avokati i njohur në Kosovë, Tomë Gashi për “Kosova Sot Online”, ka folur lidhur me punën e Gjykatës Speciale dhe hetimin e vrasjeve politike nga kjo gjykatë.

Ai thotë se është skeptik në pritjet e tij se Prokuroria Speciale dhe kjo Gjykatë do ta jap epilogun meritor të gjykimit të këtyre rasteve.

“Me ligjin për Gjykatën Speciale është e paraparë që kompetencat e saj janë të hetoj edhe të akuzoj përgjegjësit, individët për të cilët ka prova se janë të përfshirë në krime lufte dhe në krime të tjera të rënda në periudhën kohore nga 01.01.1988 deri me 31. 12 .2000, por dhe duke e ditur se mjerisht një pjesë e vrasjeve të zyrtarëve politik dhe posaçërisht anëtar të LDK-së janë vrarë për motive politike, hetimi i këtyre rasteve bie në kompetence të Gjykatës Speciale mirëpo se a do të zbulohen këto vrasje dhe a do të akuzohet dikush kjo çështje mbetet për tu parë në të ardhmen”, shprehet Gashi.

Por Gashi ka shprehur dyshime në suksesin e Gjykatës Speciale lidhur me hetimin dhe zbulimin e vrasjeve politike.

“Unë kam shumë dyshime se tani me zbulimin e autorëve të vrasjeve është shumë i vështirë të gjendet për shkak të kalimit te kohës, që nga koha e vrasjeve që njihen si vrasje politike. Këtë emërtim këto raste e kanë marr pasi që nuk dihet për ndonjë motiv tjetër, por për këtë duke u bazuar në personalitetin e viktimave që kanë qenë aktivist politik. Besohet se një numër i ekzekutorëve apo vrasësve të këtyre rasteve janë vrarë apo kanë vdekur disa prej tyre në rrethana jo shumë të sqaruara”, tha avokat, Tomë Gashi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Gashit, për këtë arsye familjarët e viktimave të këtyre rasteve nuk duhet të shpresojnë shumë as nga Gjykata Speciale.

“Zvarritja e hetimit dhe gjykimit të këtyre rasteve në kohë kaq të gjatë nuk ka ndodhur rastësisht prandaj edhe është ardhur deri në këtë gjendje që të njëjtat të barten si përfundim tek Gjykata Speciale. Duhet thënë që për arsye të pa njohura dhe të pa sqaruara deri më tani nuk ka pasur ndonjë vullnet të theksuar politik për zbardhjen e këtyre vrasjeve”, përfundoi për “Kosova Sot Online”, avokati i njohur, Tomë Gashi.

Kurse në pyetjen e dërguar rreth kësaj çështje, zëdhënësi i Prokurorit të Specializuar ka thënë për “Kosova Sot Online” se po punohet në drejtim të autorizimeve ligjore është për të zbatuar mandatin e besuar dhe pavarësisht zhvillimeve politike, nuk do të ketë ndonjë devijim nga rruga ligjore dhe autorizimet kushtetuese që i janë dhënë këtij institucioni.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë tërësisht të përqendruara në zbatimin e mandatit të tyre në përputhje me Ligjin e miratuar për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si dhe Amandamentin Kushtetues, pavarësisht çdo zhvillimi të jashtëm”, thuhet në përgjigjen e dhënë për “Kosova Sot Online” nga Zyra për informim e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, nëpërmes zëdhënësit Christopher Bennet.

(Kosova Sot Online)