Çka po ndodh kështu: Ushtria amerikane armatos aeroplanët luftarakë me raketën e re me rreze të gjatë

  • 25 June 2019 - 07:52
Çka po ndodh kështu: Ushtria amerikane armatos aeroplanët luftarakë me raketën e re me rreze të gjatë

Ushtria amerikane është duke zhvilluar raketën e re me reze të gjatë ajër-ajër, kjo për faktin se Kina dhe vendet e tjera si Rusia janë duke tentuar të zhvillojnë raketat që tashmë ushtria amerikane i përdor prej shumë vitesh në aeroplanët e tyre luftarakë.

Bëhet fjalë për raketën ajër-ajër AIM -260 ndryshe e njohur si Joint Air Tactital Missile (JATM), që synon të zëvendësojë raketën me rreze të mesme AIM-120 që aktualisht e përdorin aeroplanët ushtarakë amerikanë.

 “Planifikohet të jetë armë dominante ajër-ajër për aeroplanët tanë”, ka deklaruar gjenerali Anthony Genatempo, që njëherit udhëheq divizionin e programit të armëve të forcave ajrore amerikane.

“Ka një rreze më të gjatë sesa AMRAAM”, ka thënë ndër tjera gjenerali amerikan, duke shtuar se raketa ka “aftësi tjera dhe mund ta ndjek shënjestrën në ajër”.

Rusia dhe Kina vazhdimisht mundohen të qëndrojnë në hap me kohën dhe mundohen të ndjekin zhvillimet teknologjike të SHBA-së, në veçanti mundohen t’i bëjnë “konkurrencë” aeroplanit ushtarak të gjeneratës së pestë F-35 Lightning II Joint Strike, por deri më tani asnjë fluturake nuk është dëshmuar se mund t’i afrohet këtij aeroplani që konsiderohet “mbreti i qiellit”.

Megjithatë, ushtria amerikane ka vendosur të reagojë pas raportimeve se Kina është duke punuar në raketën PL-15 që kontrollohet me GPS, dhe ka rreze të gjatë që ndryshe njihet si VLRAAM, apo më saktësisht ka një rreze prej 200 kilometrave. Gjithashtu ushtria kineze pretendon se është duke punuar në zhvillimin e raketës tjetër PL-21 që ka një rreze prej 300 kilometrave apo 125 miljeve.

(Kosova Sot Online)