Të gjithë banorët e Prishtinës sot duhet t’i mbyllin dritaret e shtëpive dhe banesave, kjo është arsyeja

  • 25 qershor 2019 - 08:04
Të gjithë banorët e Prishtinës sot duhet t’i mbyllin dritaret e shtëpive dhe banesave, kjo është arsyeja

Çdo ditë duke filluar nga ora 20:00 deri në orën 00:00 Prej sot fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë. Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 20:00 deri në orën 00:00, sipas orarit nëpër lagjet e caktuara.

Për sonte është paraparë Parku i qytetit, Aktash, Qyteza Pejton, Qendra e qytetit, Lagjja e Muhaxherëve, Vellusha (Blloqet, Shtëpia e pleqve) dhe Tophane.

Për nesër janë parashikuar lagjet Dardania, Lakrishte, Arbëri, Shkabaj, Ulpianë, Zona industriale, Kazerma Adem Jashari; Për të enjten lagjet: Prishtina e re (Veternik, Qëndresa, Lagjja Nic), Kodra e Trimave dhe Vneshtat; Për të premten: Bregu i Diellit, Lagjja e spitalit, Kalabria, Kolovicë dhe Kolovicë e re; Për të shtunën: Taslixhe, Velani,Gërmi, Mat, Sofali, Taukbahqe; Dhe dezinsektimi hapësinor në Prishtinë mbyllet të dielën, në lagjet Hajvali, Barilevë, Prugovc, Bërnicë e epërme dhe Bërnicë e poshtme, Besi, Bardhosh, Tenezhdoll, Vranidoll.

(Kosova Sot Online)