Ngërçi politik në Shqipëri, a duhet të japë dorëheqjen Presidenti? Si përgjigjet Meta

  • 25 June 2019 - 08:54
Ngërçi politik në Shqipëri, a duhet të japë dorëheqjen Presidenti? Si përgjigjet Meta

Në një dalje për mediat në lidhje me krizën politike në Shqipëri dhe zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor, kreu i Shtetit, Ilir Meta u pyet edhe nëse në një situatë të tillë është i gatshëm të bëjë dorëheqje nga ky post.

“Ky institucion nuk i përket Metës, por Republikës, dhe ku institucion nuk do të bjerë kurrë, përkundrazi nga ky do të fillojë ringritja e Republikës.

 Nuk do të bëhet vendi koloni e asnjë fondacioni ndërkombëtar, është vend që i takon gjithë shqiptarëve, ndaj këtu do të kemi deri në 24 korrik të vitit 2022”, tha Meta.

(Kosova Sot Online)