Irani thotë që sanksionet amerikane nënkuptojnë mbylljen e të gjitha rrugëve diplomatike

  • 25 June 2019 - 09:22
Irani thotë që sanksionet amerikane nënkuptojnë mbylljen e të gjitha rrugëve diplomatike

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit, ka deklaruar të martën se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit do të thotë që të rrugët diplomatike mes Teheranit dhe Uashingtonit janë mbyllur përgjithmonë.

“Vendosja e sanksioneve ndaj liderit supreme të Iranit (Ayatollah Ali Khamenei) dhe ministrit të jashtëm të Iranit (Mohammad Javad Zarif) nënkuptojnë mbylljen permanente të rrugës diplomatike” ka thënë zëdhënësi i kësaj ministrie, Abbas Mousavi në Twitter.

“Administrata e dëshpëruar e Trumpit po e shkatërron mekanizmat e rendit ndërkombëtar për sigurimin e paqes” shkroi ai, raporton The Guardian.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shënjestroi Khamenein dhe zyrtarë të tjerë të lartë iranianë me sanksione gjatë së hënës, duke bërë kështu hapin e papritur që ka rritur presionin tek Irani pasi që ky i fundit rrëzoi një dron amerikan.

Uashingtoni tha që do të vendosen sanksione ndaj ministrit të jashtëm  Zarif, i cili ishte edhe negociatori për marrëveshjen nukleare të vitit 2015 mes SHBA-së dhe fuqive të tjera ndërkombëtare.

Duke nënshkruar sanksionet në Shtëpinë e Bardhë, Trump bëri thirrje për shtimin e sanksioneve ndaj Iranit në mënyrë që “të goditet keq”, duke shtuar se zyrtarëve të lartë të Iranit do t’ia mohojë të drejtën për të pasur qasje në burime financiare. 

(Kosova Sot Online)