Çfarë po kërkon aeroplani luftarak rus në Venezuelë

  • 25 June 2019 - 09:49
Çfarë po kërkon aeroplani luftarak rus në Venezuelë

Një aeroplan i forcave ajrore ruse ka ateruar në Venezulë dhe sipas zyrtarëve rus, ai aeroplan është aty për t’i shërbyer ushtrisë ruse e cila tashmë gjendet në vend. Zv.ministri rus, Sergei Ryabkov tha të martën se nuk është ndonjë sekret dhe se ky aeroplan mban pajisje ndihmëse për ushtrinë ruse.

Aeroplani ka ateruar të hënën në aeroportin qendror të Venezuelës, thuhet nga dëshmitarët dhe një uebfaqe e cila përgjon lëvizjet e aeroplanëve, raporton Reuters.

Tre muaj më parë, një avion i ngjashëm kishte arritur në Venezuelë dhe kishte përhapur fjalë për një konfrontim të mundshëm mes Uashingtonit dhe Moskës.

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Venezuelës ka një kohë të gjatë që janë të tensionuara, për shkak se Amerika e njeh liderin e opozitës, Juan Guaido si president të vendit, ndërsa Nicolas Maduro refuzon që të jap dorëheqje, e që në fakt e ka mbështetjen e Rusisë, Turqisë, Kinës dhe Iranit. 

(Kosova Sot Online)