Panik në Shtëpinë e Bardhë, një pako e dyshimtë ngriti të gjithë në këmbë

  • 25 June 2019 - 09:51
Panik në Shtëpinë e Bardhë, një pako e dyshimtë ngriti të gjithë në këmbë

Shtëpia e Bardhë u vendos “në rrethim” për shkak të një hetimi për një paketë të dyshimtë aty pranë, sipas raporteve.

Paketa thuhet se ishte në Penn Avenue aty pranë dhe zyrtarët e Shërbimit Sekret të SHBA-së thanë se ishin “duke iu përgjigjur një incidenti që përfshinte një paketë të dyshimtë”.

Ndërkohë një numër gazetarësh në Uashington e përshkruan rezidencën si të mbyllur dhe thanë se po mblidheshin në një dhomë informimi të hënën pasdite.

Ndërsa në një përditësim nga Shërbimi Sekret i SHBA-së, i postuar në Twitter, është thënë: “Zyrtarët e Divizionit të Shërbimit Sekret janë duke iu përgjigjur një incidenti që përfshin një paketë të dyshimtë të vendosur në Pennsylvania Ave. Trafiku i këmbësorëve është i mbyllur përgjatë Pensilvania Ave, në mes të rrugëve 15 dhe 17 përfshirë edhe Lafayette Park”.

Shërbimi më vonë tha se paketa ishte deklaruar si jo e rrezikshme.

(Kosova Sot Online)