U shpall e vdekur për 27 minuta, gruaja thotë se pa jetën e përtejme

  • 25 June 2019 - 10:15
U shpall e vdekur për 27 minuta, gruaja thotë se pa jetën e përtejme

Një grua në SHBA i shkroi një shënim të frikshëm familjes së saj, duke iu thënë se kishte qenë në parajsë pasi vdiq për 27 minuta, para se të rikthehej në jetë me ndihmën e pajisjeve.

Tina Hines, nga Phoenix, Arizona, pësoi sulm kardiak në shkurt të vitit 2018, përderisa po bëhej gati të shkonte në hiking bashkë me burrin e saj Brian.

Ajo ra në tokë dhe Brian i dha ndihmën e parë, duke e kthyer në jetë dy herë para se emergjenca të arrinte në vendin e ngjarjes.

Siç raportohet nga AZfamily.com, rrugës për në spital, ajo veçse ishte e vdekur, në total për 27 minuta, para se mjekët ta kthenin atë prapë në jetë.

Ajo u shtri në spital, por u zgjua mrekullisht. Sapo u zgjua, ajo kërkoi një letër dhe një laps dhe i shkroi një mesazh të frikshëm familjes së saj.

Me një shkrim mezi të lexueshëm, ajo shkroi: “Është e vërtetë”. Kur u pyet se çfarë ishte e vërtetë, ajo ngriti kokën e saj lartë.

“Ishte aq e vërtetë, ngjyrat ishin aq të gjalla”, tha Tina për AZfamily.com. Ajo thotë se pa një figurë për të cilën beson se ishte Jezusi duke qëndruar në disa shkallë shndritëse.

Përvoja afër-vdekjes e Tines, e njohur si NDE, nuk është e rrallë. Edhe pse shumicës së njerëzve nuk u kujtohet asgjë gjatë kohës kur janë teknikisht të vdekur, rreth 10 deri 20 për qind e njerëzve kanë përjetime të ndryshme gjatë kësaj kohe, thuhet sipas studimeve.

Edhe pse është shumë mister, shkencëtarët janë afër zbulimit të së vërtetës se çfarë ndodh gjatë të ashtuquajturës NDE. Hulumtuesit në Universitetin e Miçiganit e bënë një studim në minj më 2013, transmeton Gazeta Express.

Sipas raporteve nga BBC, një lloj aktiviteti i madh ndodh në tru pak para vdekjes, që është shumë më i lartë se kur je i vetëdijshëm apo zgjuar. Udhëheqësi i studimit, Dr. Jimo Borjigin, nga Universiteti i Miçiganit, tha:

“Shumë njerëz mendonin se pas vdekjes klinike truri nuk është aktiv, ka shumë më pak aktivitet sesa në gjendjen e vetëdijshme dhe ne po e shohim se kjo nuk është e vërtetë”.

“Për më tepër, truri është shumë më aktiv gjatë procesit të vdekjes sesa gjatë gjendjes së gjallë”, tha ai.

Nëntë minj u monitoruan duke ngordhur dhe gjatë periudhës 30 sekondëshe pasi zemra e tyre pushoi, një rritje e madhe e aktivitetit në tru u vërejt në monitorin matës.

Duke komentuar mbi këtë hulumtim, Dr. Jason Braithwaite, nga Universiteti i Birminghamit, tha se është e mundshme që rritja e papritur e energjisë në tru shkakton të gjitha llojet e vizioneve dhe ngjyrave – si dhe emocionet dhe ndjenjat.

Image
Image

 

 

(Kosova Sot Online)