Ish-nënkryetari i Kuvendit Komunal të Prizrenit godet Konjufcën:Unë e njoh flamurin e Kosovës po ti?

  • 25 June 2019 - 10:22
Ish-nënkryetari i Kuvendit Komunal të Prizrenit godet Konjufcën:Unë e njoh flamurin e Kosovës po ti?

Anëtari i kryesisë së KDTP dhe ish-nënkryetari i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Orhan Lopar, ka reaguar ndaj shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufcës.

Lopar i ka kujtuar Konjufces se ata kanë votuar Kushtetutën dhe e njohin shtetin e Kosovës.

Ai madje e ka pyetur Konjufcën nëse e ka pasur ndonjëherë në dorë flamurin e Kosovës.

Postimi i plotë i Orhan Lopar:

Ooo Glauk Konjufca. Na e dimë shumë mirë se ku po jetojmë. Kosova është shteti ynë, ne si Partia Demokratike Turke si deputet turk të Kosovës e kemi votuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe e njofim republikën e Kosovës. Ti ku ishe në atë kohë?! Ne e duam atdheun tonë dhe flamurin e Kosovës, po të pyes Glauk! A e ke marr naj here në dorë flamurin e Republikës së Kosovës...

(Kosova Sot Online)