Turistja britanike plaçkitet dhe përdhunohet në qendër të Milanos

  • 25 June 2019 - 10:33
Turistja britanike plaçkitet dhe përdhunohet në qendër të Milanos

Një turiste britanike ka raportuar në policinë italiane se ajo është plaçkitur dhe më pas është përdhunuar nga një bandë e disa burrave nga Afrika Veriore, gjatë kohës sa po qëndronte në Milano të Italisë.

Gruaja, 44 vjeçare, u gjet në parkun qendror të qytetit, e shokuar dhe në gjendje të rëndë psikologjike gjatë orës 06:00 të mëngjesit gjatë së dielës.

Policia ishte thirrur dhe i ishte thënë që pesë ose gjashtë persona, sipas përshkrimit nga veriu i Afrikës, ia vodhën çantën dhe rreth orës 03:00 e përdhunuan.

Para sulmit, gruaja ka qenë duke pirë në lokalin Naviglio Grande me një person tjetër nga Anglia, raporton Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Ajo më pas u nis për në shtëpi në një rrugë e cila gjendet afër lokalit, por gjatë rrugës ajo i kap me forcë dhe u dërgua në park.

Gruaja, ishte në gjendje të rëndë dhe nuk e lajmëroi policinë, por këtë e bënë banorët të cilët e gjetën atë në gjendje jo të mirë rreth orës 6 në mëngjes.

Zyrtarët e dërguan gruan në një klinikë të afërt, ku edhe u konfirmua përdhunimi.

Tani ekipet mjekësore po punojnë përmes analizave të ADN-së, që t’i identifikojnë përdhunuesit.

(Kosova Sot Online)