Mbyti me thikë tre vajzat, çfarë ka ndodhur me nënën shqiptare në Itali. Që prej 1 qershorit…

  • 25 June 2019 - 11:20
Mbyti me thikë tre vajzat, çfarë ka ndodhur me nënën shqiptare në Itali. Që prej 1 qershorit…

Edlira Copa, gruaja shqiptare qe vrau me thike tre vajzat e saj, ne Itali, po merr fryme ne liri, edhe pse pjeserisht. Keshtu shkruajne sot mediat italiane, teksa informojne se gruaja shqiptare qe në mars të vitit 2014 goditi me thikë tre bijat e saj, në shtëpinë e tyre në Corso Bergamo, ka perfunduar rehabilitimin në spitalin psikiatrik dhe qe prej 1 qershorit. është në gjysmë lirinë, ne nje strukture te mbrojtur në Lecco.

Kane kaluar pak më shumë se pesë vjet qe nga mbrëmja, në mes të 8 dhe 9 marsit 2014, kur në një moment çmendurie Edlira vrau me thike vajzat e saj, Simonen trembëdhjetë vjec, Keisi, tete dhe Sidny, vetëm tre vjece dhe pastaj tentoi te hidhej nga shkallet, por e shpetoi nje karabiniere qe nderhyri ne moment.

Gruaja eshte tashme dyzet e dy vjeçare, ka rezultuar e paafte per te deshmuar [er gjithe sa ndodhi, ndaj edhe nuk u denua per vrasjen e trefishte. 

“Vajzat e mia të vogla janë zhdukur”, “Ku janë ato, A jam unë në Shqipëri? ». “Jo, i kam vrarë ato.” Këto ishin fjalët e para të shprehura nga Edlira, pas ngjarjes se tmerrshme, teksa nje fqinj i shkoi ne dere mengjesin e asaj dite.

“Ishte një masakër gjaku, si në një film horror. Kishte veshur një këmishë dhe ajo kishte një njollë të madhe gjaku para. Duart i kishte të përgjakura”, ka thene aso kohe fqinja e shqiptares Nadia Valsecchi.

Në kushte të rënda psikologjike e pyetur në Departamentin e Rehabilitimit të Spitalit Lecco, Edlira kishte thënë se “në Itali ka mafioze. Unë e bëra atë për të parandaluar që vajzat e mia të përfundonin keq”.

Ajo ishte ndarë nga bashkëshorti i saj, Bashkim Dobrushi dhe për këtë arsye kishte frikë se vajzat e saj mund të vuanin për shkak të vështirësive ekonomike.