Alarm i rëndë për shtetin: Në Kosovë janë formuar klanet e rrezikshme mafioze

  • 25 June 2019 - 11:41
Alarm i rëndë për shtetin: Në Kosovë janë formuar klanet e rrezikshme mafioze

“Vetëm një vend le ta gjejnë në botë përpos Kosovës që veprohet kështu. Nuk ka! Prandaj është shumë e vërtetë kjo që thotë zotëria gjerman, bile, bile akoma nuk është në dijeni se sa të rrezikshëm janë këta hajna janë prandaj kundër tyre duhet jo vetëm drejtësia por duhet të ngritën edhe qytetarët”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Lidhur me akuzat e deputetit të Bundestagut gjerman, Jens Kestner, i cili ka thënë se në Qeverinë e Republikës së Kosovës janë të ulur shumë kriminelë, ka reaguar analisti politik, Reshat Badallaj.

Ai duke folur për “Kosova Sot Online”, ka thënë se deputeti gjermanë ka plotësisht të drejtë dhe nuk ia ka huqur fare, por vetëm e ka përsëritur një fakt të cilin tashmë e ka të ditur pothuajse secili qytetar i Kosovës.

Image
Reshat Badallaj

“Deputeti gjerman plotësisht ka të drejtë kur flet për krimin dhe korrupsionin në Kosovë. Tashmë dihet botërisht se në Kosovë ekziston krimi i nëntokës kriminale më i rrezikshmi në tërë Evropën. Krimi me i rrezikshmi se mafia italiane. Në Kosovë, mjerisht janë formuar klane mafioze që e kanë kapur shtetin dhe atë në çdo cep të vendit lulëzon krimi sepse është lëshuar taman si rrjeti i merimangës dhe atë si në nivelin qendror si në atë lokal. Krye banditët dhe krye mafiozët më të rrezikshëm në tërë Ballaknin janë në Kosovë dhe bile e kanë kapur dhe e drejtojnë shtetin”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Madje ai thotë se ky grup mafioz me para të pista, me korrupsion janë bërë super milionerë.

“Ishin rrugaç e banditë që deri dje nuk kishin as rrip pantallonash, prandaj edhe ne duhet ti japim japin një shembull dhe ta përkrahim plotësisht deputetin gjerman dhe duhet të kërkojmë nga institucionet e drejtësisë që ti kapin dhe tua tregojnë vendin këtyre kriminelëve që kanë zaptuar shtetin”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”. 

Sipas analistit Badallaj, në asnjë vend të botës nuk ka shembull sikur që është bërë Kosova, ku qeveritarët, deputetët dhe zyrtarë të tjerë na maje të shtetit janë duke e ndjekur me aktakuza kriminale dhe vazhdojnë të qeverisin vendin.

“Prandaj këtu është fakti të cilin e gjen deputeti gjerman dhe e alarmon gjithë botën për atë që po ndodhë në Kosovë. E kundër këtij fenomeni, duhet të reagojnë sa më shpejtë edhe qytetarët. Vetëm një vend le ta gjejnë në botë përpos Kosovës që veprohet kështu. Nuk ka! Prandaj është shumë e vërtetë kjo që thotë zotëria gjerman, bile, bile akoma nuk është në dijeni se sa të rrezikshëm janë këta hajna janë prandaj kundër tyre duhet jo vetëm drejtësia por duhet të ngritën edhe qytetarët”, deklaroi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Përndryshe, sipas Badallajt, aq të fuqishëm janë ky soj banditësh që shkelin ligjin dhe Kushtetutën e vendit si të mos ishte asgjë, prandaj deri më tani nuk janë trazuar nga askush.

(Kosova Sot Online)