Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 71 aktakuza nga Prokurori i Shtetit

  • 25 June 2019 - 12:02
Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 71 aktakuza nga Prokurori i Shtetit

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 71 aktakuza kundër 87 personave për vepra të ndryshme penale.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit janë ndalur 11 persona për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit, si dhe dy kërkesa për sekuestrim të përkohshëm.

Kurse Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy  kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të mjeteve monetare në vlerë prej 6,305.1 euro neni 112, si dhe për masa të përkohshme për sigurimin e pasurisë 1 SD Card-Mikro, I zi, 8 GB.

(Kosova Sot Online)