Detaje nga krimi në familje: Burri goditi gruan me thikë në fyt, më pas e masakroi nga xhelozia

  • 25 June 2019 - 14:05
Detaje nga krimi në familje: Burri goditi gruan me thikë në fyt, më pas e masakroi nga xhelozia

Zbulohen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Babicë të Vlorës, aty ku burri vrau me levë bashkëshorten e tij.

Mësohet se autori Lavdosh Sulo, 56 vjeç pas një sherri për motive xhelozie vrau bashkëshorten Laureta Sulo, 44- vjeçe.

Fillimisht ai e ka goditur me me thikë në fyt dhe më pas me levë.

“Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S,”-raporton policia.

E dëmtuara është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30 ka ndërruar jetë. 

Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.

(Kosova Sot Online)