Aksione janë duke rënë ndërkohë rritet frika e luftës tregtare mes SHBA-së dhe Kinës

  • 25 June 2019 - 14:14
Aksione janë duke rënë ndërkohë rritet frika e luftës tregtare mes SHBA-së dhe Kinës

Gjatë të martës aksionet amerikane kanë filluar të bien pasi që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i “frikësoi” qytetarët me mundësinë e eskalimin e konfliktit me Iranin dhe një lufte të pambaruar tregtare me Kinën.

Frika erdhi një ditë pasi që Trump njoftoi sanksione ndaj liderit supreme të Iranit dhe një raporti që tregonte se ai “ai ndihej rehat me çdo rezultat” nga takimi i pritur këtë javë me presidentin kinez, Xi Jinping.

“Optimizmi po bie nga pak dhe ne do të presim që investitorët të rrezikojnë nga pak” thaNeil Wilson, drejtori i analizës së tregjeve në uebsajtin Markets.com, raporton Buisness Insider.

Sanksionet ia ndalojnë presidentit iranian, Ayatollah Ali Khamenei dhe tetë zyrtarëve të lartë të ushtrisë iraniane, qasjen në asetet ose bankat e Shteteve të Bashkuara, dhe vijnë pasi që SHBA-ja vendosi tashmë 80% sanksione ekonomike ndaj Iranit. Qeveria iraniane tha që kjo lëvizje do të thotë “mbyllje të përhershme të rrugëve diplomatike me qeverinë e SHBA-së”.

Duke shenjtëruar direkt liderin e Iranit është “dukshëm prishje e protokollit diplomatik dhe me pak gjasë që t’i zbutë tensionet me Iranin ose t’i detyrojë ata që të dorëzohen ndaj SHBA-së” tha Michael Every, zyrtar i RaboResearch, eksperti i marrëdhënieve Aziatike.

Ndërkohë, një zyrtar i SHBA-së, i intervistuar nga Reuters, tha që Trump ndihet “rahat me çdo rezultat” nga takimi i tij i planifikuar me presidentin kinez, Xi Jinping, në samitin e G20-tës. Qasja e relaksuar e presidentit për një marrëveshje dhe shmangie të eskalimit të luftës tregtare mes Kinës dhe SHBA-së, nuk është duke ndihmuar.

Një takim joproduktiv me gjasë do të ndodhë, gjithsesi, as investitorët nuk presin shumë.

Lëvizjet e aksioneve nga ora 09:15:

Tregu aziatik, në Shangai ra me 0.9%, komponenti SZSE ra me 1% dhe në Hong Kong me 1.2%.

Në Gjermani dhe Britani aksionet kanë rënë me 0.2% deri në 0.3%

Aksionet amerikane kanë rënë me 0.2% deri në 0.3%.

Çmimi i naftës ka rënë me 0.2% në pjesën perëndimore të Amerikës ndërsa në atë lindore me 0.3%.

Çmimi i arit është rritur me 1.3% 

(Kosova Sot Online)