Haradinaj tregon kush ishte sponsori i takimit Kosovë -Serbi në Berlin, i përgjigjet edhe Hashim Thaçit

  • 25 June 2019 - 15:01
Haradinaj tregon kush ishte sponsori i takimit Kosovë -Serbi në Berlin, i përgjigjet edhe Hashim Thaçit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë iu është përgjigjur akuzave të presidentit Hashim Thaçi për takimin që u mbajt ditë më parë në Berlin.

I pari i Qeverisë tha se ky nuk ishte takim i fshehtë sepse për të njëjtin tha se kanë marrë ftesë zyrtare nga kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.

“Takimi është ftuar nga zyra e kancelares Merkel, për palët në këtë rast të dialogut teknik mund të quhet konfidencial i punës, po as sekret as i fshehtë, një takim i ftuar nga zyra e kancelarës në kancelari për palët që janë të mandatume për dialogun teknik mund t’i jepin emra i punës konfidencial po jo sekret e i fshetë por është me mandatin që e ka qeveria”, tha Haradinaj.

Kryeministri shtoi gjithashtu se për këtë i ka informuar edhe partnerët e koalicionit.

 “Ju siguroj se për këtë i kam informu parnterët e koalciini qeverisës me kohë. E keq që ska avancu procesi edhe ekziston një shpërputhje se sa janë zbatu marrëveshjet e 2013’tës”, shtoi ai.

Ditë  më parë në Berlin ish’shefi i stafit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi dhe shefi i tanishëm Selim Selimi udhëtuan për në Berlin nga ku patën takim edhe me palën serbe.

Nga pala serbe delegacionin e ka kryesuar Marko Gjuriq Drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ai që ka akuzuar kryeministrin se përmes vartësve të tij, po zhvillon takime sekrete me zyrtarë të Qeverisë së Serbisë.

(Kosova Sot Online)