Vjen goditja për Blerim Devollin: Ja pse duhet t’i konfiskohet e gjithë pasuria

  • 25 June 2019 - 15:08
Vjen goditja për Blerim Devollin: Ja pse duhet t’i konfiskohet e gjithë pasuria

“Përderisa ky mafio-oligark para deputetëve të Kuvendit të Kosovës deklaroi që për tetë vjet, prej vitit 2010 deri në vitit 2018 kompania e tij i ka fituar vetëm 5 milionë euro, në arbitrazh është deklaruar krejt diçka shumë më ndryshe, krejt tjetër, ndaj medoemos duhet të hetohet dhe t'i konfiskohet tërë pasuria e paligjshme e Blerim Devollit”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Nga Posta dhe Telekomi i Kosovës është bërë e ditur se me 30 korrik do të shkëputet kontrata me Z-Mobile, kontratë kjo që 10 vite e cila e solli para falimentimit edhe PTK-në.

Sipas analistit politik, Gani Qarri, ndërprerja e kontatës nuk duhet të jetë fundi i ndëshkimit ndaj pronarit të Z-Mobile, Blerim Devolli, por do të duhej shkuar edhe më tej deri në konfiskimin e pasurisë së krijuar duke zhvatur PTK-në.

Image
Gani Qarri

Qarri thotë se për këtë krim është dashur të vihet më shpejtë në lëvizje edhe Prokuroria e Shtetit.

“Megjithëse në protestën e organizuar nga Sindikata e Telekomit, krye shefi ekzekutivi i PTK-së Bedri Istrefi ka bërë të ditur se kontrata 10 vjeçare me Kompaninë e Devollëve, Z-Mobile do të shkëputet, kjo nuk do te jete goditja përfundimtare për mafio-oligarkun Blerim Devolli nëse nuk shkohet përtej kësaj, të konfiskohet pasuria e fituar me këtë veprimtari zhvatëse kriminale. Përderisa ky mafio-oligark para deputetëve të Kuvendit të Kosovës deklaroi që për tetë vjet, prej vitit 2010 deri në vitit 2018 kompania e tij i ka fituar vetëm 5 milionë euro, në arbitrazh është deklaruar krejt diçka shumë më ndryshe, krejt tjetër, ndaj medoemos duhet të hetohet dhe t'i konfiskohet tërë pasuria e paligjshme e Blerim Devollit”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, edhe pse para komisionit, Blerim Devolli ka shkuar nën betim për ta thënë të vërtetën rreth asaj që ka ndodhur mes Z-Mobile dhe PTK-së, ai e ka shkelur edhe këtë betim për të realizuar interesin e tij në dëm të PTK-së. 

“Deklarimi i tij, jo vetëm se është edhe një mashtrim i radhës, por para zhvatjes mbi 10 vjeçare të këtyre mafio-oligarkëve, dhe fatkeqësisht është e pakuptimtë se po i mbyll sytë edhe prokuroria e kapur dhe policia e ndikuar nga mafia e inkriminuar e politikës së Kosovës, përderisa Devollët i morën qindra miliona euro, pa asnjë investim të vetin, prandaj unë them që medoemos duhet jo vetëm të ndërpritet kontrata por edhe të hetohet dhe konfiskohet pasuria e pa ligjshme e Blerim Devollit”, përfundoi analisti, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)