Në foto me politikanin e njohur: Ja kush është Feriz Kërnaja, njeriu që dyshohet se e vrau Ahmet Krasniqin

  • 25 June 2019 - 15:33
Në foto me politikanin e njohur: Ja kush është Feriz Kërnaja, njeriu që dyshohet se e vrau Ahmet Krasniqin

Ish ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi me datën 21 shtator të vitit 1998, u vra në Tiranë.

E sot, në media është raportuar se ekzekutuesi i Ahmet Krasniqit është Feriz Kërnaja, foto të të cilit ka siguruar “Kosova Sot Online”.

Madje në një foto, Kërnaja shihet edhe me ish kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nanon, gjatë kohës sa kishin qëndruar në burg.

Ishte sot portali Lidhja e Prizrenit, që raportoi se ka arritur të sigurojë dëshmi të mjaftueshme përmes të cilave identifikohet vrasësi i Ministrit të Parë të Luftës, kolonelit Ahmet Krasniqi, e që sipas tyre është Feriz Kërnaja.

Sipas kësaj media, urdhërdhënësit e vrasjes së kolonelit Ahmet Krasniqi, për shërbimin e kryer, vrasësit ia kanë paguar 250 000 DM (marka gjermane). Kjo shumë marramendëse për kohën e atëhershme, vrasësit Feriz Kërnaja i është dorëzuar nga njëri prej komandantëve kryesor të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

(Kosova Sot Online)