Isa Mustafa takon ambasadorin e Zvicrës

  • 25 June 2019 - 15:49
Isa Mustafa takon ambasadorin e Zvicrës

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet.

Përmes një komunikatë për media LDK ka thënë se në këtë takim Isa Mustafa e njoftoi ambasadorin Lebet për çështje të ndryshme të aktualitetit në Kosovë.

“Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin Lebet për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së, me theks të veçantë mbi dialogun Kosovë-Serbi, zgjedhjet brenda LDK-së, mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë PAN dhe zhvillimin socio-ekonomik në vend”.

Isa Mustafa e falënderoi shtetin e Zvicrës për përkrahjen e vazhdueshme dhënë vendit tonë. Njëkohësisht, shprehu përkushtimin e LDK-së për të punuar në zhvillimin e Kosovës.

Ambasadori Jean Hubert Lebet ka falënderuar kryetarin Isa Mustafa dhe ka vlerësuar rolin LDK-së gjatë gjithë proceseve në Kosovë. 

(Kosova Sot Online)