Me Pakon Diaspora nga Kujtesa, zgjedh TV e Internet, kur ti don vet!

  • 25 June 2019 - 16:07
Me Pakon Diaspora nga Kujtesa, zgjedh TV e Internet, kur ti don vet!

Edhe pse nuk janë të pranishëm në pjesën më të madhe të vitit, Kujtesa është kompania e vetmja qe i adaptohet të gjitha nevojave të Diasporës.

Kujtesa këtë javë lansoi produktin më të ri, produkti Diaspora, i cila është një kombinim i internetit më stabil në vend, telefonisë mobile, televizionit digjital dhe aplikacionit KUGO TV, për të gjithë mërgimtarët nga Diaspora.

Pako Diaspora është produkt i dedikuar për mërgimtarë, nga i cili të gjithë klientët përfitojnë zbritje dhe do të kenë mundësi t’i përzgjedhin 6 muaj në të cilët ata planifikojnë të vizitojnë Kosovën.

Pako Diaspora I’u mundëson internetin e shpejtë deri ne 1GBPS dhe kanalet më të përzgjedhura të televizionit digjital, duke përfshirë edhe kanalet e sportit me ligat më ekskluzive që transmeton Kujtesa si: Champions League, Europa League, Bundesliga Gjermane, Superliga Turke, Euroaliga e Basketbollit dhe Kupa e Spanjes ‘Copa Del Rey’. Në këtë pako përfshihen edhe 2 numra Z-Mobile dhe aplikacionin me të gjithë platformën e Kujtesa, KUGO TV, së bashku me librarinë e pafund te filmave dhe serialeve në VoD. Të gjitha këto në një llogari të vetme, për 6 muaj dhe muajt i zgjedhin ata sipas dëshirës.

Pako Diaspora ndahet në dy pako dhe të dyja përfshijnë shërbimet më PREMIUM të Kujtesa: Internet deri në 1 Gbps, deri në dy kyçje për TV me mbi180 kanale më të mira televizive duke përfshirë edhe kanalet e sportit në High Definition aplikacioni KUGO TV dhe 2 numra të telefonisë mobile Z-Mobile me 400 min/sms kombëtarë, 4GB Internet dhe 1GB Internet Roaming Shqipëri për vetëm 99.99€,

Sigurisht që Kujtesa është menduar për nevojat e të gjithë mërgimtarëve prandaj ka lansuar edhe pakon e dytë e cila përmbanë Internet deri në 250 Mbps, deri në dy kyçje për TV me mbi 180 kanale televizive përfshirë këtu edhe Sportin në HD, aplikacionin KUGO TV dhe 2 numra të telefonisë mobile Z-Mobile me 400 min/sms kombëtarë, 4GB Internet dhe 1GB Internet Roaming/Shqipëri për vetëm 59.99€.

Ajo që e bën atë më të vecantë se të gjitha ofertat tjera në treg, është mundësia që të përzgjedhin 6 muaj shfrytëzim të pakos, kurdo që ata vizitojnë Kosovën.

(Kosova Sot Online)