Tre fëmijë e një grua gjenden të vdekur në kufirin ShBA-Meksikë

  • 25 June 2019 - 16:30
Tre fëmijë e një grua gjenden të vdekur në kufirin ShBA-Meksikë

Autoritetet amerikanë kanë njoftuar se i kanë gjetur trupat e pajetë të tre fëmijëve dhe të një gruaje në të njëzetat pranë kufirit të Shteteve të Bashkuara me Meksikën.

Vdekjet e imigrantëve janë të shpeshta në kufirin jugperëndimor të Shteteve të Bashkuara, zakonisht kur të rriturit dhe adoleshentët e pashoqëruar nga familjarët nuk mund t’i përballojnë kushtet e rënda të shkretëtirës dhe mungesës së ujit. Ata shpesh vdesin për shkak të dehidrimit dhe vapës.

Sidoqoftë, rasti i gjetjes së trupave të pajetë të tre fëmijëve është i pazakonshëm, sepse shumica e trupave gjenden në territorin e Meksikës, e jo në anën tjetër të kufirit. Për më tepër, është e pazakontë që trupat e vdekur të gjenden në të njëjtin vend.

“Shumicën e kohës gjejmë persona të rritur ose adoleshentë, por kjo është hera e parë që gjejmë fëmijë dhe është goxha shokuese për ne”, shkroi në Twitter një zyrtar policor amerikan.

Zyrtarët amerikanë thanë se viktimat ka mundësi që kanë vdekur për shkak të dehidrimit dhe ekspozimit në temperatura të larta. Duket se ata kanë qenë imigrantë ilegalë, por policia ende nuk i ka publikuar emrat e tyre ose vendin e prejardhjes.

Mijëra imigrantë nga El Salvadori, Guatemala dhe Hondurasi e kanë kaluar kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara në muajt e fundit, shkruan “Independet”,.


(Kosova Sot Online)