Tmerri në familjen shqiptare, ja viktima dhe burri që vrau për xhelozi

  • 25 June 2019 - 19:07
Tmerri në familjen shqiptare, ja viktima dhe burri që vrau për xhelozi

Publikohen fotot e autorit dhe viktimës së krimit të rëndë që tronditi sot Vlorën.

Në foto është 56-vjeçari Lavdosh Sulo dhe bashkëshortja e tij Laureta Sulo, e qëlluar sot për vdekje me levë hekuri dhe thikë, ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë xhelozia.

Burime bëjnë me dije se burri i ka shkaktuar viktimës plagë të mëdha në pjesën e kokës dhe të fytyrës, ndërsa e ka therur dhe me thikë.

Dyshimet për një lidhje jashtë martesore të viktimës i përforcon edhe fakti se një javë më parë, kunati i saj Arben Sulo tentoi të qëllonte me armë zjarri një person, kushëriri i tyre, i cili dyshohet se kishte lidhje jashtë martesore, me 44 vjeçaren.

Njoftimi i policisë:

Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S.

E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, shtetasin L.S., si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.

(Kosova Sot Online)