Këshilltari i CDU-së gjermane i shkruan në Twitter Ramës: Kjo lëvizje që ke bërë do jetë ndër të fundit

  • 25 June 2019 - 23:50
Këshilltari i CDU-së gjermane i shkruan në Twitter Ramës: Kjo lëvizje që ke bërë do jetë ndër të fundit

Këshilltari ekonomik i CDU-së gjermane Martin Henze ka reaguar po ashtu si gazetari Peter Tiede në postimin e kryeministrit Rama, i cili lajmëroi se ka çuar në gjykatën e shtetit evropian një padi mbi publikimet e Bild.

Henze i referohet Peter Tiedes, duke i thënë se akti i Ramës është një nga lëvizjet e fundit që po bën autokracia që ai ka vendosur në Shqipëri.

 “Peter, këto janë lëvizjet e fundit të një autokracie, Zoti Rama do të paraqitet së shpejti para gjykatave ndërkombëtare si i akuzuar, gjithashtu Erich Miehlke na tha: “Unë ju dua të gjithëve”. Piktura është një nga organet më të mira të botimit dhe ne kemi lirinë e shtypit, Bravo, vazhdoni punën e mirë”, – replikon në postimin e Ramës, Martin Henze. 

Image

(Kosova Sot Online)