Vjen akuza e radhës ndaj Qeverisë së Kosovës: Dështuan komandantët, por ushtarët e vërtetë...

  • 26 June 2019 - 07:44
Vjen akuza e radhës ndaj Qeverisë së Kosovës: Dështuan komandantët, por ushtarët e vërtetë...

“Prokurorët dhe hetuesit në vend se ti hetojnë këta ata kanë vendosur që të ju bashkohen. A keni parë prokurorë e hetues policor që e kanë problem pasurinë. Edhe unë them jooo”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Deputeti i Budestagut gjerman, Jens Kestner, që vjen nga partia e ekstremit të djathë AFD ( Alternative Fur Deutchldand), i ka hedhur akuza të rënda ndaj Qeverisë së Kosovës, për të cilën thotë aktualisht janë të ulur shumë kriminelë, dhe sipas tij ata nuk mund të arrestohen sepse mbrohen nga dikush.

Image

E sipas njohësit të fushës së sundimit të ligjit, ish kreut të AKK-së, Hasan Preteni, kjo është një akuzë serioze jo vetëm për homologët e tij në politikën kosovare, por në mënyrë të veçantë për sistemin e drejtësisë në Kosovë që vazhdon të jetë i kapur dhe i nënshtruar nga politika.

“Po është e vërtetë, njësia matëse e korrupsionit është vetëm “perceptimi”, por qytetari i thjeshtë po e sheh produktin e korrupsionit edhe atë në baza ditore. Ka plotë politikanë që as nuk e kanë ditur se ku është Prishtina e sot deklarojnë prona milionëshe mu në Prishtinë. Deri dje s’ka pasur asgjë e tani ka shumë, po si,qytetari nuk ka qasje në dokumente por i sheh produktet”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Sipas Pretenit, deputeti gjerman e ka thënë të vërtetën e plotë ashtu sikur që po ndodhë, ngase informacionet që i jep janë të dala nga brenda institucioneve që korrespondojnë plotësisht me realitetin.

“Prokurorët dhe hetuesit në vend se t’i hetojnë këta ata kanë vendosur që të ju bashkohen. A keni parë prokurorë e hetues policor që e kanë problem pasurinë. Edhe unë them jo. Pastaj shkojnë hetuesit në një ndërmarrje publike ose në një ministri për të hetuar dhe aty hasin në titullarë që i kanë emëruar këta hetues dhe se mjetin më të fuqishëm e kanë shantazhin. Kosova, fatkeqësisht është pre e krimit të organizuar dhe shantazhit”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Se sa është kjo çështje serioze, sipas Pretenit, tregon rasti i prokurorit Elez Blakaj, i cili u detyrua të largohet nga vendi shkaku i shantazheve të politikës por edhe të kolegëve të tij të lidhur me politikën.

“Pastrimi i drejtësisë nga ndikimet politike, dhe eventualisht kthimi i Elez Blakajt në pozitën e kryeprokurorit të shtetit, me një mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, do të mundë të ndryshonte shumë gjëra në politikë dhe në drejtësinë e dështuar e nënshtruar nga politike e inkriminuar. Kjo do të jetë nisma e mbarë. Të gjitha tjerat janë humbje kohe dhe vazhdim i avazit të vjetër.

Çlirimin e vendit e mundësuan luftëtarët e lirisë, veteranët e vërtetë, edhe krijimin e shtetit do ta ndihmojnë veteranët e vjetër. Elezi duhet të kthehet sepse çdo luftë duhet t’i ketë edhe ushtarët e vetë,edhe lufta për të bërë shtet do t’i ketë luftëtarët e vetë. Dështuan disa komandantë por nuk do të dështojnë ushtarët e vërtetë. Disa komandantë deklaruan pasuri që vetëm 5 nga ata kishin pasuri më shumë se buxheti i Kosovës. Të deklaruara, por sa kanë në të vërtetë kjo duhet të dëshmohet”, përfundoi Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)