Misteri që s’u zgjidhë asnjëherë: Kush i qëlloi vëllezërit Kenedy

  • 26 June 2019 - 07:55
Misteri që s’u zgjidhë asnjëherë: Kush i qëlloi vëllezërit Kenedy

Vrasja e presidentit të Shteteve të Bashkuara Xhon Kenedi më 22 nëntor 1963, vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më shokuese të shekullit 20. Vrasja e vëllait të tij Robert Kenedi më 5 qershor 1968 i shtohet teorive konspirative. Në të dyja rastet, u akuzua një person i armatosur

Në të dyja vdekjet pyetjet që shtrohen janë: A ishte një tjetër qitës në kodrën me bar nga ku u vra Xhon Kenedi gjatë paradës?

Si mundi të qëllonte qitësi Presidentin nga një distancë e tillë, për më tepër që makina ishte në lëvizje? Gjykata e Lartë e Drejtësisë arriti në përfundimin se Li Harvi Osvald ishte i vetmi vrasës, por një sondazh i bërë 6 dekada më vonë tregoi se 60% e amerikanëve nuk e besojnë këtë. Li Harvi Osvald u qëllua për vdekje në një rajon policie në Dallas.

Ndërsa përsa i përket Robert Kenedit, një dëshmitar tha për CNN në 2012-n se ajo kishte dëgjuar dy të shtëna armësh gjatë vrasjes në Los Anxheles më 1968-n

(Kosova Sot Online)