Paralajmërohet rreziku i madh nga Thaçi, kërkohen protesta kundër presidentit

  • 26 June 2019 - 08:17
Paralajmërohet rreziku i madh nga Thaçi, kërkohen protesta kundër presidentit

“Mendoj që populli duhet të ngrihet në protesta të fuqishme para se të ndodhë nënshkrimi i marrëveshjes për të parandaluar atë. Në të kundërtën, është i pa evitueshëm destabilizimi i Kosovës nga nënshkrimi i një marrëveshje e cila parasheh ndarjen apo shkëmbimin e territoreve Kosove-Serbi, për shkakun e pasojave që shkakton marrëveshja e tillë”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Nga anketimet që po zhvillohen herë pas herë nga ana e OJQ-ve, shihet se ideja e korrigjimit të kufijve po kundërshtohet nga shumica qytetare, madje gati në formë të një referendumi popullor.

Image

I ngjashëm ishte edhe hulumtimi i fundit nga instituti RIDEA, sipas të cilit, 90 % e kosovarëve nuk e mbështesin korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, një opsion të cilin Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke e avokuar tash e gati një vit.

Analistët politikë vlerësojnë se me kalimin e kohës nga dita në ditë, qytetarët e Kosovës po e shohin rrezikun që i kanoset shtetit nga një marrëveshje e dëmshme në mes të Kosovës dhe Serbisë, sipas një plani të akorduar në fshehtësi në mes të Presidentëve Thaçi e Vuqiq për shkëmbim, apo korrigjim të kufijve, prandaj edhe po e kundërshtojnë një gjë të tillë.

Analisti politik, Florim Zeqa tha për “Kosova Sot Online” se tanimë përfundimisht po shihet se plani i Thaçit e Vuçiqit për ndarje dhe shkëmbim të territoreve, përveç goditjes nga ndërkombëtarët, dita-ditës po merr grusht të rëndë edhe nga qytetarët në formën e referendumit popullor.

Më tej, Zeqa nuk e përjashton edhe mundësinë e ngritjes së popullit në protesta për ta kundërshtuar nënshkrimin eventual të një marrëveshje të tillë në dëm të Kosovës.

“Sipas konstatimeve të fundit të OJQ-ve që po merren me zhvillimet rreth këtij projekti, institute RIDEA, del se rreth 93 % e kosovarëve nuk e mbështetin korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, opsion të cilin Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke e avokuar tash e gati një vit. Mendoj që populli duhet të ngrihet në protesta të fuqishme para se të ndodhë nënshkrimi i marrëveshjes për të parandaluar atë. Në të kundërtën, është i pa evitueshëm destabilizimi i Kosovës nga nënshkrimi i një marrëveshje e cila parasheh ndarjen apo shkëmbimin e territoreve Kosove-Serbi, për shkakun e pasojave që shkakton marrëveshja e tillë. Zhvendosja e popullatës nga të dy anët e kufirit do të jetë e dhimbshme dhe më pasoja të paparashikueshme për rajonin, për shkak të problemeve zinxhirore që prodhon zhvendosja e kufijve mes dy vendeve me armiqësi shekullore”, tha analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Zeqa, duke parë vetë Presidenti Thaçi që opsioni të cilin ai e ka avokuar një kohë të gjatë nuk është i pranueshëm nga shumica qytetare, ai do të duhej tërhequr ose larguar pa vonesë si humbës nga Ekipi Negociator dhe nga pozita e presidentit.

“Nga një person i humbur siç është presidenti Hashim Thaçi duhet pasur kujdesin maksimal. Largimi i tij nga posti i presidentit dhe procesi negociator, nënkupton largimin e rrezikut për Kosovën”, përfundoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

( Kosova Sot Online)