Mueller pritet të japë dëshminë e tij të shumë pritur para Kongresit

  • 26 June 2019 - 08:49
Mueller pritet të japë dëshminë e tij të shumë pritur para Kongresit

Dëshmia e shumë pritur e Këshilltarit Special, Robert Mueller, pritet të ndodhë në fillim të muajit tjetër. Kjo do u japë një mundësi të fundit demokratëve shansën e tyre të fundit për të dëmtuar presidentin Donald Trump.

Trump ka kohë që e ka përdorur raportin e Mueller snë të mirë të tij dhe paraqitja e Mueller para Kongresit pritet të qartësojë disa gjëra.

Demokratët shpresojnë që paraqitja e tij të dëmtojë Trumpin në lidhje me përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 pasi që raporti me plot 448 faqe nuk e bëri këtë.

“Është në interest ë popullit amerikan që të dëgjojë atë duke u shpjeguar”,thotë Jerry Nadler një demokrat nga Nju Jorku.

“Ka pasur një fushatë të keqinterpretimit nga presidenti dhe avokati Uilliam Barr që pritet të sqarohet”

Demokratët shpresojnë që në rast se arrijnë të tregojnë se Trump e ka gabim kjo të u ndihmojë atyre që të fitojnë zgjedhjet e ardhshme të vitit 2020.

(Kosova Sot Online)