Dëmtohet ndriçimi në Komunën e Suharekës, reagon kryetari

  • 26 June 2019 - 11:07
Dëmtohet ndriçimi në Komunën e Suharekës, reagon kryetari

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka reaguar pasi është dëmtuar ndriçimi në disa shtylla tek Shtigjet e Ecjes në këtë qytet.

“Persona të pandërgjegjshëm po e dëmtojnë qëllimisht pronën publike, dhe hapsirat të cilat i shfrytëzojnë qytetarët për shëndetin e tyre”.

“Apeloj tek organet kompetente sidomos tek Policia, që të patrullohet më shumë tek kjo zonë që ta ruajmë ambientin tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Ndriqimi është dëmtuar rëndë në disa shtylla tek Shtigjet e Ecjes në Suharekë.

Persona të pandërgjegjshëm po e dëmtojnë qëllimisht pronën publike, dhe hapsirat të cilat i shfrytëzojnë qytetarët për shëndetin e tyre.

Apeloj tek organet kompetente sidomos tek Policia, që të patrullohet më shumë tek kjo zonë që ta ruajmë ambientin tonë.

Bali Muharremaj

(Kosova Sot Online)