Vajza bie në komë pasi fiton një sëmundje misterioze në plazh

  • 26 June 2019 - 11:10
Vajza bie në komë pasi fiton një sëmundje misterioze në plazh

Një adoleshente nga Argjentina ka rënë në komë gjatë një pushimi në Republikën Dominikane, si pasojë e një sëmundje misterioze që po prek turistët në vend.

Candela Saccone, 15 vjeç, kishte në plan të kthehej nga pushimet më 19 qershor por u sëmurë të nesërmen në mëngjes. Ajo filloi të shfaqte simptoma të dridhjes, vjelljes dhe dehidrimit, tha nëna e saj.

Mjekët po dyshojnë se vajza është prekur nga një lloj dibaeti, pavarësisht faktit se familja e saj thotë se nuk kanë histori të diabetit në familje. 

Sipas CNN, vajza po qëndron në komë dhe në gjendje kritike, edhe pse po shfaqi shenja të përmirësimit të martën.

Deri më tani, 12 njerëz kanë vdekur vitin e kaluar duke pushuar në Repulbikën Dominikane, përderisa dhjetëra të tjerë janë sëmurë.

Image

(Kosova Sot Online)