Braktisi fëmijën, arrestohet nëna nga Prizreni

  • 26 June 2019 - 11:44
Braktisi fëmijën, arrestohet nëna nga Prizreni

Dje është arrestuar një nënë në Prizren për veprën “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, raporton policia.

Pasi është intervistuar, e njejta është liruar nga policia. Gruaja i takon nacionalitetit ashkali.

Po në këtë njoftim, policia thekson se është identifikuar edhe një e mitur që kërkon lëmoshë pa mbikëqyrje të prindit apo kujdestarit.

Njoftimi i policisë: 

Prizren 25.06.2019-12:30. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër K-Ashkalike, nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën e lartcekur. Po ashtu është identifikuar edhe një femër K-Ashkalike e mitur duke kërkuar lëmoshë pa mbikëqyrje të prindit apo kujdestarit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)