Katër ditë para zgjedhjeve, zbulohet skenari i PD. Ja ç’do ndodhë në vijim, duke kulmuar më 30 qershor në gjithë vendin

  • 26 June 2019 - 12:49
Katër ditë para zgjedhjeve, zbulohet skenari i PD. Ja ç’do ndodhë në vijim, duke kulmuar më 30 qershor në gjithë vendin

Nderkohe qe ndajne vetem 4 dite nga data 30 qershor, kur maxhoranca do te shkoje ne zgjedhje, zbulohen detaje nga aksioni opozitar.

“Ditët e ardhshme, duke kulmuar me 30 Qershor dhe pas kësaj date, do të jenë ditë protestash në të gjithë vendin. Opozita dhe qytetarët do të protestojnë në të 61 bashkitë e vendit në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues dhe kundër farsës së votimeve të paligjshme”-bejne me dije burime nga PD.

Mesohet se gjithcka do te jete ne bashkepunim me bashkëpunim me Aleancën Qytetare në Mbrojtje të Demokracisë. 

“Partia Demokratike dhe aleatët e Opozitës së Bashkuar kanë njoftuar protesta në të gjitha bashkitë kundër votimeve njëpartiake, në kundërshtim me Kushtetutën. Protestat vene ne dukje bashkepunimin e Edi Ramës me bandat e drogës dhe krimit të organizuar. Protestat do të shtrihen në të gjithë vendin dhe sipas informacioneve do të zhvillohen në sheshe qendrore dhe pranë KZAZ-ve”- bejne me dije burimet.

(Kosova Sot Online)