Iu gjetën para të falsifikuara dhe drogë, arrestohet burri nga Kaçaniku

  • 26 June 2019 - 13:21
Iu gjetën para të falsifikuara dhe drogë, arrestohet burri nga Kaçaniku

Policia në Kaçanik të martën ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka falsifikuar para

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në Kaçanik.

Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit ku ka gjetur 30 kartëmonedha, secila në vlerë 100 euro dhe po ashtu 7.36 gramë drogë e llojit kokainë, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)