Aksident i rëndë: “Smart” aksidentohet me kamionin, humb jetën 26-vjeçarja

  • 26 June 2019 - 14:07
Aksident i rëndë: “Smart” aksidentohet me kamionin, humb jetën 26-vjeçarja

Nje aksident i rende ka ndodhur ne afersi te kryqezimit te Patokut.

Dy automjete jane perplasur, nje Smart dhe nje kamion, dhe si pasoje ka mbetur e plagosur shtetasja Sonila Gurra, 26 vjece nga Tirana, e cila ka nderruar jete pak pas ngjarjes.

E aksidentuara eshte derguar ne spitalin ushtarak ne Tirane dhe ndodhet ne gjendje kritike per jeten.

Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes per sqarimin e rrethanave.

Njoftimi i policise:

Në autostraden Fushë-Krujë-Laç,pranë një karburanti ,mjeti tip Smart me drejtuese shtetasen S.G.,26 vjeçe, banuese në Tiranë,ka humbur kontrollin duke goditur nga pas mjetin tip kamion me drejtues shtetasin E.D.

Si pasojë ka mbetur e demtuar drejtuesja e mjetit Smart shtetasja S.G.,cila është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë ku më pas ka ndërruar jetë

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot Online)