Eksperti i ekonomisë shpërthen me akuza të rënda: Ja emrat e politikanëve që ua dhanë homologimin Devollëve

  • 26 June 2019 - 15:21
Eksperti i ekonomisë shpërthen me akuza të rënda: Ja emrat e politikanëve që ua dhanë homologimin Devollëve

“Nuk ka shumë për tu menduar se si e morën monopolin për homologim Blerim dhe Shkëlqim Devolli, sepse përgjigja është e qartë: zarfi nder tavoline apo takim i fshehte mes Fatmir Limajt dhe Adem Grabovcit. Ku Fatmir Limaj dhe Adem Grabovci kanë marrë para nga vëllezërit Devolli, që Devollëve tua hapin rrugën për hapjen e QAK-ut , Qendrës për Homologim të Veturave”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci, dhe njohës i zhvillimeve në skenën politike të Kosovës, vazhdon ta akuzojë drejtësinë kosovare për faktin që nuk po ndërmerr asnjë veprim të vetëm ndaj monopolit të cilin janë duke e mbajtur në mënyrë të kundërligjshme e kundër kushtetuese vëllezërit Devolli, në fushën e homologimit të automjeteve. 

Image
Dardan Grapci

Grapci thotë se ky veprim nuk po ndërmerret as nga drejtësia dhe as nga politika, për faktin se kjo shtresë e tanishme politike, por edhe institucionet e drejtësisë kanë një lidhje të fortë të bashkëpunimit me Devollët, ngase biznesi i tyre është produkt i hapësirës kundërligjore të veprimit që atyre ju ka krijuar edhe sistemi i drejtësisë por edhe politika në pushtet.

Prandaj, sipas Grapcit, kjo çështje do të duhej kaluar në nivel të Gjykatës Speciale nëse do të kishte mundësi të autorizimit ligjor e kushtetues.

“Duke e parë situatën ekonomike në vend, mendoj që pasi Prokuroria e Kosovës nuk po ka guxim të merret me Vëllezërit DEVOLLI dhe të gjithë ata të cilët janë të infiltruar në këto monopole kriminale, me këto raste, duhet të merret Gjykata Speciale e Kosovës”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, po të kishte guxim dhe vullnet nga ana e prokurorisë për të hetuar dhe vepruar se si ka ndodhur ky monopol, deri të faktet rruga është shumë e qartë dhe e thjeshtë për të arritur. 

“Nuk ka shumë për tu menduar se si e morën monopolin për homologim Blerim dhe Shkëlqim Devolli , sepse përgjigja është e qartë: zarfi nder tavolinë apo takim i fshehtë mes Fatmir Limajt dhe Adem Grabovcit. Ku Fatmir Limaj dhe Adem Grabovci kanë marrë para nga vëllezërit Devolli, që Devollëve tua hapin rrugën për hapjen e QAK-ut, Qendrës për Homologim të Veturave”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Grapci thotë se edhe populli i varfër ka filluar tani të nënshtrohet para këtij krimi, sepse derisa kemi një situatë të rëndë ekonomike, një masë e madhe qytetarësh kanë interesa të lidhura edhe me këto biznese të Devollëve përmes punësimeve e lidhjeve tjera biznesore.

“Prandaj nuk kanë dëshirë të merren me biznesemenët sepse anëtarët e lidhjeve të tyre familjare janë të punësuar tek Devollët. Sido që të jetë , besoj që ky monopol nuk mundë të jetë edhe shumë jetë gjatë sepse ndryshimet në skenën politike do ta ndryshojnë edhe drejtësinë, do ti japin këtij sistemi pavarësinë e plotë të veprimit. Monopoli kriminal që ka filluar përmes vëllezërve Devolli, një ditë do të shuhet me ndryshimin e kësaj skene politike por shtrohet pyetja se kur do bëhet kjo, sepse qytetari po zhvatet, sepse fitimet nga kontratat monopoliste dhe kriminale me të cilën edhe po e zhvatin popullin janë në shifra të mëdha, ku në vit Devollët fitojnë nga homologimi 6.5 milion euro, ku mendoj që kjo shifër është e vogël, sepse besoj që shifra vjetore mund të jetë edhe më e lartë se sa 6.5 milion euro’, deklaroi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Për të mos ndodhur vonesa pa fund, Grapci thotë se këtë problem do të duhej marr mbi vete si krim serioz Prokuroria dhe Gjykata Speciale.

“Prandaj them se Prokuroria dhe Gjykata Speciale e Kosovës duhet sa më parë të fillojnë hetimet ndaj këtij monopoli kriminal, dhe ta mbyllë QAK-un, llogarit bankare, sekuestrimin e të gjitha pajisjeve që janë nën pronësi të Devollëve etj, ku në fund të arrestohen së bashku me ata të cilët kanë gisht në këto kontrata dhe infiltrime me Devollët”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)