Tjetër i mbytur! Humb jetën një i moshuar tek ‘Uji i ftohtë’

  • 26 June 2019 - 16:04
Tjetër i mbytur! Humb jetën një i moshuar tek ‘Uji i ftohtë’

Sezoni turistik, ndonëse ka vetëm pak javë që ka nisur zyrtarisht, ka regjistruar një bilanc tragjik të pushuesve që kanë humbur jetën.

Siç raporton gazetari i Report Tv, ditën e sotme është mbytur në plazhin e Vlorës një tjetër pushues.

Viktima është një i moshuar, i identifikuar si SH.C 70 vjeç. Vetëm pak ditë më parë kanë humbur jetën tre pushues, e ndërsa dy te tjerë janë futur në det për t’u larë, por nuk kanë dalë më duke u shpallur të zhdukur.

(Kosova Sot Online)