Shefqet Kabashi tha se kishte urdhër për ta vrarë, ndërron jetë Rrok Berisha

  • 26 June 2019 - 16:23
Shefqet Kabashi tha se kishte urdhër për ta vrarë, ndërron jetë Rrok Berisha

Ishte Shefqet Kabashi, ai që javë më parë deklaroi se i është dhënë urdhër nga një ish komandant i UÇK-së, për ta vrarë Rrok Berishën.

Por, ish-gazetari dhe personi aq fort i përfolur si njeriu për të cilin është bërë thirrje për ta vrarë në 99-tën, ka ndërruar jetë të mërkurën.

Për vdekjen e Berishës, ka njoftuar djali i tij, Ylber Berisha.

“Pushofsh ne paqe heroi im, babai im i shtrejt te dua pergjithmonë do te mungosh gjith jeten deri sa te takohemi ne parajse”, ka shkruar djali i Rrrokë Berishës, shkruan "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)