Befasi, e zbulon analisti: Kështu do të zgjidhet kryetari i LDK-së që mos të ndahet partia

  • 26 June 2019 - 16:59
Befasi, e zbulon analisti: Kështu do të zgjidhet kryetari i LDK-së që mos të ndahet partia

“Këto incidente që po eskalojnë edhe në përplasje fizike, do të vazhdojnë edhe në kuvendet tjera të nëndegëve dhe degëve të LDK-së deri në kuvendin qendror kur edhe do të finalizohet procesi zgjedhor”, tha Hazri për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Nexhat Haziri vlerëson se incidentet e njëpasnjëshme që po e përcjellin procesin zgjedhor në LDK, në nivel degësh, ka gjasa që ta dëmtojnë seriozisht këtë subjekt politik në zgjedhjet e reja. 

“Incidentet të cilat po vazhdojnë ta karakterizojnë procesin e brendshëm zgjedhor të LDK-së janë duke e dëmtuar seriozisht imazhin e partisë por edhe humbjen e besueshmërisë te elektorati i vet partisë. Këto incidente që po eskalojnë edhe në përplasje fizike do të vazhdojnë edhe në kuvendet tjera të nëndegëve dhe degëve të LDK-se deri në kuvendin qendrorë kur edhe do të finalizohet procesi zgjedhor”, tha Hazri për “Kosova Sot Online”.

Image
Nexhat Haziri

Sipas tij, formula e shpëtimit të LDK-së nga përsëritja e një kuvendi të ri të gjuajtjes me karrige si në kuvendin e 6 zgjedhor dhe skenarit të ndarjes, do të evitohet me një marrëveshje me grupeve rivale, ashti sikur që ka një propozim nga nënkryetari Lutfi Haziri.

“Nuk pres që në Kuvendin qendror të ketë përplasje fizike, për arsye se çfarëdo grupi i interesit nuk ka ndonjë parti rezervë që do të mund ti shtynte interesat e veta, kështu që do të jenë të detyruar për të gjetur një ujdi me grupet e tjera rivale për të vazhduar me LDK-ne. Ka sinjale që kryetari i LDK-se do të zgjedhjet me marrëveshje sipas modelit të propozuar nga Lutfi Haziri që do të ishte edhe një si të thuhet garanci për evitimin e ndarjes së partisë”, tha Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)