Alarmuese: Kështu e ka blerë politikën dhe drejtësinë kosovare banda Devolli

  • 26 June 2019 - 18:35
Alarmuese: Kështu e ka blerë politikën dhe drejtësinë kosovare banda Devolli

“Banditët dhe hajnat e Serbisë që quhen Devolli shkuan aq larg sa që deshën ta blejnë edhe ish “nusen” e parë të Kosovës, zonjë Atifete Jahjaga, ish presidenten dhe merreni me mend ata që i thonë vetit prokuror në fakt janë faqja e zezë dhe e turpshme heshtën, nuk guxuan të ndërmarrin asgjë”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Derisa po vazhdon debati i ashpër politik, madje edhe në Kuvendin e Kosovës për monopolet që politika i ka rezervuar për vëllezërit Devolli, Blerim dhe Shkëlqim Devolli, analistët politikë i kanë drejtuar kritikat e tyre dhe akuzat ndaj Prokurorisë së shtetit e cila përkundër faktit se provat po dalin në shesh dita ditë për shkeljen e Kushtetutës dhe Ligjeve nga vëllezërit Devolli përmes monopoleve kriminale, prokuroria sikur ka mbyllur sytë dhe nuk po vepron për të hetuar dhe arrestuar.

Image
Reshat Badallaj

Sipas analistit politik, Reshata Badallaj, në këtë rast nuk vepron drejtësia pasi që ato monopole janë garantuar me bekimin e politikës e cila ka nën kontroll sot e saj dite edhe sistemin e drejtësisë.

“Gjithë kjo katrahurë nga banda famëkeqe serbiane Devolli është bërë në kohën kur e kishin pushtetin krye banditët, krye vagabondët dhe ata që e kishin në gjak hajninë. Banditët shkatërrues të Kosovës Devolli e shfrytëzuan rastin dhe i gjetën krye hajnat për t´ia mbushur paratë me thasë dhe pastaj të bëjnë batërdi dhe kërdi në ekonominë e Kosovës që t´ia marrin edhe yndyrën në palcë. Kjo bandë ogurzezë Devolli, me urdhra të Serbisë fashiste i kishte duart e lira të veproj në Kosovë, sepse i kishte blerë së pari, krye banditët dhe pastaj nuk e kishte të lehtë edhe të blej edhe ata që i thonë vetit prokuror ose në përgjithësi sistem gjyqësor por në fakt është sistem i kalbur fund e krye, i dalë nga kolera titiste”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Se sa të zhdërvjellët janë Devollët për të blerë politikanët që mendojnë vetëm për xhepat e tyre, Badallaj thotë se tregon skandali që ka ndodhur vite më parë në përpjekje për ta blerë edhe ish presidenten Atifete jahjaga, por se ajo nuk ishte dorëzuar para lojës së tyre ndonëse edhe nuk i ka denoncuar.

“Banditët dhe hajnat e Serbisë që quhen Devolli shkuan aq larg sa që deshën ta blejnë edhe ish “nusen” e parë të Kosovës, zonjë Atifete Jahjaga, ish presidenten dhe merreni me mend ata që i thonë vetit prokuror në fakt janë faqja e zezë dhe e turpshme heshtën, nuk guxuan të ndërmarrin asgjë”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, këtë imunitet të ndjekjes nga drejtësia, Devollëve po jua siguron askush tjetër veç klanit PRONTO, pasi sipas tij, edhe klani "PRONTO" bënë pjesë në shkatërrimin e vendit së bashku me bandën serbiane Devolli dhe vjedhin buxhetin e shtetit.

“Kjo kolerë dhe murtajë e zezë i ka lëshuar gjahun e shtrigave kudo dhe u bënë zot shtëpie, zagarët e kësaj kopeje hajdut u përhapen kudo dhe si mund të shpjegohet kur që nga viti 2009, bëjnë krim, vjedhin sa të munden dhe askush nuk guxon t´ia prish tymin e duhanit dhe keni guximin dikush të thotë se ky është shtet?!. Krye banditët të vjedhin djersën e taksapaguesve me qindra miliona dhe të heshtët dhe të thuash se ka shtet kjo nuk mundë të thuhet. Shtetin mjerisht deri më sot e kanë udhëhequr vetëm krye banditët, krye hajnat, krye mafiozët, krye oligarkët, prandaj nuk pa Kosova kurrë asnjë ditë të bardhë”, përfundoi analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)