Kush e bëri këtë krim me asfalt?
Një rrugë në fshatin Nishor të Suharekës mund të cilësohet si e pakalueshme për qarkullim normal si rezultat i deformimit të asfalltit.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, është arsyetuar duke thënë se rruga nuk është e shtruar gjatë mandatit të tij. Ai poashtu bëri një premtim për të ardhmën e kësaj rruge.
“Rruga nuk është e shtruar në mandatin tim. Por, projekti është në bugjet dhe shumë shpejt do të hapet tender për rregullimin e rrugës”, ka thënë Muharremaj.
(Kosova Sot Online)