“Kam ndjesinë se do bësh çmenduri tjetër” Për çfarë e paralajmëron Rama Presidentin Meta?

  • 26 June 2019 - 23:48
“Kam ndjesinë se do bësh çmenduri tjetër” Për çfarë e paralajmëron Rama Presidentin Meta?

Pasi refuzoi publikisht takimin ditën e nesërme në Presidencë, kryeministri i është drejtuar me një tjetër mesazh Ilir Metës, duke folur për një “çmenduri tjetër” të Kreut të Shtetit, fill pas cmendurisë së parë që sipas Ramës është zhdekretimi i zgjedhjeve të së dielës.

Rama ka shkruar po në rrjetin social Tëitter, duke thënë se ka një ndjesi që do të bëjë një tjetër çmenduri, të cilën ai e pret dhe do ta flasë pas zgjedhjeve.

“E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çmendurie pres edhe nje tjetër

Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor”-shkruan Rama.


(Kosova Sot Online)