Paralajmërimi për LDK-në: Ja çfarë do të ndodhë nëse vazhdojnë rrahjet në LDK

  • 27 June 2019 - 07:41
Paralajmërimi për LDK-në: Ja çfarë do të ndodhë nëse vazhdojnë rrahjet në LDK

“Nëse këto rrahje vazhdojnë edhe një kohë, në nivel degësh, atëherë është e sigurt që LDK-ja po shkon drejtë shkatërrimi të saj. Është shumë e sigurt se rrahje do ketë edhe Kuvendin zgjedhor. Aty do të jetë edhe më nxehtë”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Faik Krasniqi është duke i përcjellë me vëmendje të madhe zgjedhjet në LDK dhe situatën e acaruar nëpër shumë degë e nëndegë, e cila ka rezultuar edhe me sulme e rrahje fizike në mes të anëtarëve të këtij subjekti politik.

Image

Sipas Faik Krasniqit, krejt kjo situatë që po zhvillohet ka një pikë të vetme referuese, qëllimin e kurdisjes së votës për të zgjedhur kreun e ardhshëm të LDK-së. Sipas tij, në LDK ekzistojnë shumë grupacionë që kanë pretendime të ndryshme.

“Prandaj në incidente të tilla përfshihen militantët e rivalëve brenda partiak që synojnë të bëhen kryetar partie dhe tani përmes këtij procesi zgjedhor në bazë, synojnë për ti deleguar njerëzit e vetë në Kuvendin qendror zgjedhor. Në LDK ekzistojnë shumë grupacione brenda partisë. Secili pretendent që synon të bëhet kryetar, ka me dhjetëra njerëz mbrapa. Unë konsideroj që rrahjet mes anëtarëve të LDK-së, kanë të bëjnë me pretendentët për kryetar të partisë”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Krasniqi nuk e fsheh faktin që këto përplasje të deritanishme e kanë dëmtuar në masë të madhe imazhin dhe besimin në LDK, por nëse këto vazhdojnë dhe barten deri në Kuvendin zgjedhor, pasojat do jenë të pa riparueshme.

“Nëse këto rrahje vazhdojnë edhe një kohë, në nivel degësh, atëherë është e sigurt që LDK-ja po shkon drejtë shkatërrimi të saj. Është shumë e sigurt se rrahje do ketë edhe Kuvendin zgjedhor. Aty do të jetë edhe më nxehtë”, përfundoi analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online).