Denoncimi i rëndë: Ja kush ua dha homologimin Devollëve, e përfitoi trefishin e fitimit

  • 25 June 2019 - 07:44
Denoncimi i rëndë: Ja kush ua dha homologimin Devollëve, e përfitoi trefishin e fitimit

“Prokuroria heshtë, sepse në vend që të jetë prokurori e shtetit, është bërë prokurori e djallit, është bërë mbrojtëse e krimit në institucionet shtetërore dhe oligarkëve ekonomik gjithandej vendit”, ka thënë Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë vazhdojnë ta kritikojnë ashpër Prokurorinë e Kosovës për mos hetimin dhe mos veprimin për vite të tëra për shkeljen e Kushtetutës dhe Ligjeve nga vëllezërit Devolli përmes monopoleve kriminale, e nga njëri monopolet që i ka zhvatur kryesisht qytetarët e thjeshtë të Kosovës është homologimi.

Image

 

Sipas analistëve, përmes këtij “shërbimi’ deri më sot ju janë vjedhur qytetarëve mbi 65 milionë euro. Duke blerë politikanët e korruptuar, sipas analistëve politikë, këtë monopol e kanë marr vëllezërit Shkëlqim dhe Blerim Devolli qysh në vitin 2009, edhe atë me shume lehtësi me një vendim të ish- ministrit të Transportit, Fatmir Limaj dhe zëvendësit të tij, Adem Grabovci të cilit sipas përgjimeve të publikuara kohë më parë, Shkëlqim Devolli ia lanë fytin me EURO në vazhdimësi.

E lidhur me këtë, analisti politik, Florim Zeqa tha për “Kosova Sot Online” se një monopol i tillë zhvatës është lejuar nga politika dhe heshtur nda drejtësia për Devollët, ngase sipas tij, edhe drejtësia edhe zyrtarët e politikës kanë vjedhur për interesin e tyre, trefishin e asaj që kanë vjedhur Devollët andaj nuk ua ka prishur askush terezinë në këtë plaçkitje kundër qytetarëve të varfër të Kosovës.

“Nuk janë edhe pak 65 milion të vjedhura në periudhën 10 vjeçare nga një kontratë kriminale për homologim, shërbim ky qesharak dhe tipik zhvatës nga viti 2009 të monopolit kriminal të vëllezërve Shkëlqim dhe Blerim Devolli me një vendim të ish- ministrit të Transportit, Fatmir Limaj dhe zëvendësit të tij, Adem Grabovci, kur dihet që ish ministri Limaj ishte akuzuar për atë periudhë kohore për zhvatjen e hiq më pak se 80 milion eurove nga buxheti i shtetit përmes kontratave po ashtu kriminale, por që "drejtësia" kosovare e nxori të pastër si loti, prandaj vjedhja 10 vjeçare e vëllezërve Devolli është e vogël në krahasim me vjedhjet qindra milionëshe të pushtetarëve”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Në këtë rast, sipas tij, përgjegjësia në radhë të parë bie mbi pushtetarët dhe mbi të gjitha qeveritë që ndihmuan plaçkitjen kriminale të vëllezërve Devolli dhe jo vetëm.

“Vëllezërit Blerim dhe Shkëlqim Devolli me kohë i kanë blerë të gjitha partitë politike, të gjitha institucionet pa dallim, odat ekonomike, mediet (portalet dhe televizionet) dhe po vazhdojnë të sundojnë si mbretër, ndërkaq prokuroria hesht thuajse nuk po ndodh asgjë, edhe atë qe nga viti 2009 e deri më sot. Prokuroria heshtë, sepse në vend që të jetë prokurori e shtetit, është bërë prokurori e djallit, është bërë mbrojtëse e krimit në institucionet shtetërore dhe oligarkëve ekonomik gjithandej vendit”, ka deklaruar Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Për këtë nënshtrim ndaj zhvatjes kritikohen edhe qytetarët që asnjëherë nuk u kujtuan të kundërshtojnë këtë zhvatje, derisa protestonin dikur pa frikë edhe para tankeve dhe dhunës serbe, por nuk protestojnë tani në mbrojtje të shtetit dhe pasurive shoqërore, përderisa kemi edhe një fenomen paradoksal që në Kosovë protestat organizohen nga pushtetarët për mbrojtjen e veteranëve të rrejshëm, kriminelëve që vjedhin shtetin dhe për mbrojtjen e abuzuesve në majat e shtetit.

“Kështu do të ndodhë derisa të vjen në pushtet një klasë e përgjegjshme politike, që e do dhe e mbron shtetin siç e do dhe e mbron shtëpinë e vet një kryefamiljar i përgjegjshëm dhe dinjitoz, i cili pasuritë familjare i vë në shërbim të gjithë familjarëve pa dallim moshe e gjinie”, përfundoi Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online).