Amerika që u kërcënua me vrasje nëse vazhdon kërkimin e aeroplanit të zhdukur të Malajzisë MH370

  • 27 June 2019 - 08:50
Amerika që u kërcënua me vrasje nëse vazhdon kërkimin e aeroplanit të zhdukur të Malajzisë MH370

Blaine Gibson, amerikani që kërkon aeroplanët e zhdukur, pretendon se është kërcënuar me vrasje nëse vazhdon kërkimin e aeroplanit të zhdukur të Malajzisë MH370, shkruan tabolidi anglez Express.

Në vitin 2016, Gibson kishte fituar vëmendjen e opinionit mbi pretendimet se rrënojat e aeroplanit janë gjetur në Mozambik. Prej atëherë, The Sun raporton se Gibson ka gjetur edhe 16 copëza tjera të trupit të aeroplanit. Ato copa janë shfaqur në vende të ndryshme si Madagaskari dhe Afrika e Jugut. Por, Ëilliam Langeëiesche, piloti që është bërë shkrimtar, ka deklaruar se Gibson “ka filluar të pranojë kërcënime me vdekje”, pasi kishte gjetur copëzat e para të aeroplanit.

“Në një porosi që i është dërguar shkruante se duhet të heq dorë nga hetimet, përndryshe do të largohet nga Madagaskari si kufomë”, ka shtuar Langeëiesche. E në një porosi tjetër është kërcënuar me helmim. Madje sipas Langeëiesche, Gibson është “traumatizuar” nga këto mesazhe.

“Ai vazhdimisht refuzon të zbulojë lokacionin se ku gjendet apo planet për udhëtime, dhe për arsye të ngjashme shmang përdorimin e postës elektronike dhe rrallë herë flet përmes telefonit”, ka shtuar piloti. Ai shpesh ndërron SIM kartelat e telefonit, beson se e përcjellin dhe vazhdimisht e fotografojnë, shkruan Telegraf.

Kujtojmë se aeroplani MH370 i Malajzisë po udhëtonte nga Kuala Lumpur për në Pekin të Kinës, kur në mënyrë misterioze u zhduk së bashku me 239 pasagjerë. Aeroplani i tipit Boeing 777 për herë të fundit kishte komunikuar me kullën e trafikut ajror në ora 1:19 derisa po fluturonte mbi detin e jug të Kinës, ku më pas është zhdukur nga ekranet e radarëve civilë.

(Kosova Sot Online)