KQZ i pagoi anëtarët pa mandat, shpenzoi mbi 110 mijë euro

  • 27 June 2019 - 09:01
KQZ i pagoi anëtarët pa mandat, shpenzoi mbi 110 mijë euro

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpenzuar 113 mijë euro nga buxheti i saj për të të kryer pagesa të parregullta për pagat e anëtarëve të KQZ-së.

Anëtarëve të KQZ-së u kishte kaluar mandati në prill të vitit 2018, mirëpo ata kanë vazhduar të paguhen deri në fund të vitit.

Kjo i ka kushtuar buxhetit të KQZ-së plotë 113 mijë e 199 euro.

Zyra Kombëtare e Auditimit i ka vlerësuar këto pagesa si të parregullta.

Përveç që kanë marrë paga, Auditori ka gjetur se anëtarët edhe i kanë shfrytëzuar të gjitha benificionet e tjera.

“KQZ-ja nga 27.03.2018 nuk ka qenë funksionale pasi anëtarëve të saj u ka përfunduar mandati. Mirëpo, përkundër kësaj KQZ ka vazhduar që t’u paguaj pagat e anëtarëve prej prillit deri në fund të vitit 2018. Vlera e këtyre pagesave të parregullta ishte 113,199€, po ashtu krahas kësaj anëtarët e KQZ-së kishin shfrytëzuar të gjitha benificionet”, thuhet në raport të auditorit.

Anëtarët e KQZ-së janë emëruar nga Presidenti Thaçi, pas gati 1 viti prej përfundimit të mandatit.

Madje kishte pasur një diskutim të gjatë se cilave parti u takojnë vendet në KQZ.

Në fund, ishte vendosur që në listën e tetë anëtarëve ishin emëruar dy përfaqësues të LDK-së dhe VV-së, edhe pse presidenti në fillim kishte pasur dilema.

Tetë anëtarët e përbërjes së re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë Sami Hamiti, Florian Dushi, Adnan Rrustemi, Nazlie Bala, Alfred Kinolli, ?emailj Kurtiši, Ercan ?pat dhe Stevan Veselinoviq”, thuhet në Komunikatë.

(Kosova Sot Online)