Mediat serbe: Vajzat nga Serbia, bëjnë seks me para me shqiptarët dhe ushtarët e KFOR-it

  • 27 June 2019 - 10:07
Mediat serbe: Vajzat nga Serbia, bëjnë seks me para me shqiptarët dhe ushtarët e KFOR-it

Portali serb Kurir.rs para një kohe ka bërë një hulumtim sipas të cilit vajzat nga Serbia, kryesisht nga Nishi por edhe Kurshumlia, bëjnë seks me para me djem shqiptarë të Kosovës dhe me ushtarë të KFOR-it.

Nuk tregohen lokacionet e Kosovës ku e shesin trupin ato, por thuhet se me angazhim të shoferëve nga Serbia ato dërgohen deri te kufiri në Merdare prej nga ato pastaj vazhdojnë rrugën këmbë për në Kosovë.

Pasi e kalojnë kufirin, ato i presin vetura të tjera dhe i dërgojnë në vendin e goditur. Në mëngjes vozitja është kundërt.

Ato thonë se në Kosovë shkojnë për t’u argëtuar, por në rrethinën e tyre të gjithë flasin hapur se ato në Kosovë shkojnë për prostitucion.

(Kosova Sot Online)