E rrahu gruan para një viti, burgoset burri nga Prishtina

  • 27 June 2019 - 10:30
E rrahu gruan para një viti, burgoset burri nga Prishtina

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A.H. për veprat penale lëndim i lehtë trupor dhe prodhimi e përpunimi i paautorizuar i narkotikëve

Sipas komunikatës, i akuzuari A.H. është shpallur fajtor dhe është dënuar me 8 muaj me burg, ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

“I akuzuari A.H. është akuzuar nga Prokuroria pasi që në vitin 2018 e kishte sulmuar fizikisht të dëmtuarën D.A. dhe i kishte shkaktuar dëmtime të lehta trupore. Gjatë intervenimit të rastit të dhunës në familje, të akuzuarit A.H. në dhomë i ishte gjetur një vazo me bimë substanca narkotike. Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)