Konjufca: Në të ardhmen më s’do të ketë më KF Prishtina, por KF Devolli

  • 27 June 2019 - 11:05
Konjufca: Në të ardhmen më s’do të ketë më KF Prishtina, por KF Devolli

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka akuzuar qeverinë dhe klasën politike për atë se kjo elitë e ka lënë anash sportin e vendit, shkruan Gazeta Blic.

Ai në seancën ku po flitet për votimin në lexim të dytë të projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave, tha se ato rezultate të jashtëzakonshme që i kanë arritur disa nga sportistët tanë nuk lidhen me ndonjë far ndihme të Kosovës por me ndihmën e tyre

“Mendoj që asnjë qeveri deri më tani nuk e ka pasur sportin prioritet. Ato rezultate të jashtëzakonshme që i kanë arritur disa nga sportistët tanë nuk lidhen me ndonjë far ndihme të Kosovës por me ndihmën e tyre. Krejt çka ka ndodhur me politikën e Kosovë është me ju bashku festës. jo pse ka ndodhur për ndonjë prioritet me sportin siç e kemi me autostrada”, tha ai.

“Tash kur erdhi ky rast, krejt çka bëri një pjesë e mazhorancës është me e fajësuar opozitën. Kjo ka qenë e neveritshme dhe ka qenë propagandë e cila është zhvilluar nga një pjesë e mazhorancës”

“Është e qartë që për këtë amendament nuk ka pasur konsensus as vet mazhoranca. Kundër këtij është edhe vet Qeveria. Nëse e marrim Ministrin e Financave, Bedri Hamzën edhe ai është kundër. Është mirë edhe ai me e shpreh mendimin dhe me tregu se përse ai është kundër këtij vendimi. Pse nuk është Bedri Hamza këtu?”

Ai ka thënë se me votimin e këtij amendamenti më nuk do të ketë klube KF Prishtina e as KF Llapi, por KF Devolli.

“Në të ardhmen e afërt nuk do të ketë më KF Prishtina e as KF Llapi, por do të jetë KF Devolli dhe pastaj këto do të fillojnë ti fitojnë krejt tituj në Kosovë”, tha ndër të tjera ai.

Ndryshe, sot do të tentohet që për herë të tretë të votohet në lexim të dytë ky projektligj dhe votimi i amendamentit 5 të propozuar nga deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, që mundëson harmonizimin dhe funksionalizimin e Ligjit për Sponsorizime.Votimi në lexim të dytë i projektligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave ka dështuar në dy raste, ku deputetët e opozitës nuk kanë marrë pjesë në votim.

(Kosova Sot Online)