Ish agjenti i SHIK-ut i denoncon me emra: Ja personat që duhet të shkojnë urgjent në burg...

  • 24 June 2019 - 11:08
Ish agjenti i SHIK-ut i denoncon me emra: Ja personat që duhet të shkojnë urgjent në burg...

“Sa i përket aferës së fundit të Z-Mobile dhe paraqitjes së Blerim Devollit para komisionit hetues parlamentar, aty u pa shumë qartë se problemi nuk qëndron te Blerim Devollin që në çdo shtet normal vendin e ka në burg dhe në bankën e të akuzuarve. Problemi kryesor qëndron te shefat e Blerim Devollit dhe shumë Devollëve tjerë që vijnë dhe fshihen prapa politikës, prapa pozitave shtetërore dhe institucionale”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ish agjenti i SHIK-ut dhe njohësi i zhvillimeve në vend, Naim Miftari, duke përcjellë dhe analizuar të gjitha zhvillimet që po ndodhin rreth gjendjes së krijuar në Telekomin e Kosovës, aferës së dekadës që e zhvati këtë kompani përmes kontratës me Devollët për operatorin Z- mobile, një kontratë e kundërligjshme dhe kriminale, thotë se qëllimi për ta luftuar krimin e organizuar ekonomik i lidhur ngushtë me kriminelë politikë, nuk mund të arrihet nëse nuk pastrohet dhe pavarësohet krejt sistemi i drejtësisë. 

Image
Naim Miftari

“Së pari duhet të kemi prokuror, gjykatës, dhe polici hetuese shërbim të inteligjencës- AKI të pa varura e dhe jo si tani sikur që janë këto aktualet, e ku vet këto organe janë të përfshira në mënyrë të ndryshme në krim të organizuar”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas Miftarit, edhe gjatë intervistimit të Blerim Devollit në komisionin hetimor është vërejt tërthorazi se nuk është krejt problemi Blerim Devolli, por ata që e kanë ngritur deri aty ku është tani.

“Sa i përket aferës së fundit të Z-Mobile dhe paraqitjes së Blerim Devollit para komisionit hetues parlamentar, aty u pa shumë qartë se problemi nuk qëndron te Blerim Devollin që në çdo shtet normal vendin e ka në burg dhe në bankën e të akuzuarve. Problemi kryesor qëndron te shefat e Blerim Devollit dhe shumë Devollëve tjerë që vijnë dhe fshihen prapa politikës, prapa pozitave shtetërore dhe institucionale”, deklaroi Miftari për “Kosova Sot Online”. 

Madje ai zbulon edhe një listë emrash për të cilët pretendon se janë hisedar në shumë krime ekonomike që kanë ndodhur deri tani në Kosovë, që nga koha e AKM-së, tani AKP duke përfshirë edhe aferën PTK- Z-Mobile.

“Pa shkuar në burg Ahmet Shala i AKM-së, pastaj kokat e klanit Pronto, Adem Grabovci, Presidenti Hashim Thaçi, për të vazhduar edhe te Veseli, Lushtaku, pastaj Haradinaj, Mustafa, Pacolli, Limaj e shumë të tjerë për korrupsion dhe për plaçkitje e përvetësim të pasurisë shtetërore. Prandaj është normale që edhe Blerim Devolli dhe Devollët tjerë të bëjnë hajgare, të tallen me deputetët e kuvendit që edhe vetë ata janë shumica milioner të korrupsionit dhe sot tallen edhe me prokurorinë, tallen me vetë shtetin pasi i kanë në gjep të vogël presidentin e vendit e kanë në gjep të vogël kryetarin e parlamentit e kanë në gjep të vogël kryeministrin e qeverinë komplet’, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas Miftarit, zanafilla e fillimit të plaçkitjes dhe vjedhjes së buxhetit të shtetit të Kosovës dhe pasurive të tij nuk është e instaluar në këto dhjetë vitet e fundit, por kjo plaçkitje dhe shpërdorim ka filluar që nga viti 1999.

“Prej atëherë është vjedhur vazhdimisht shteti i Kosovës edhe nga hajnat e jashtëm edhe nga grabitqarët e brendshëm që nuk kanë kurrfarë mëshire kur është në pyetje pasuria”, përfundoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)