Sulmuan me thikë dy persona, arrestohen të dyshuarit në Viti
Të martën në Viti janë arrestuar dy të dyshuar pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy persona tjerë
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Viti, ku të dyshuarit kanë sulmuar me thikë dy persona.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkaq policia në raportin 24 orësh bën të ditur se pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
(Kosova Sot Online)