Aksident trafiku në Prizren, lëndohen dy persona

  • 27 June 2019 - 11:59
Aksident trafiku në Prizren, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në Prizren, ku si pasojë e kësaj dy persona kanë mbetur të lënduar

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Landovicë e Prizrenit, ku dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit të dy drejtuesit kanë pësuar lëndime trupore.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se të lënduarve iu është ofruar tretmani mjekësor.

(Kosova Sot Online)